Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shala: Nesër Kurti duhet të dorëhiqet pas betimit

nga Venera Grabanica16 prill 2025
Shala: Nesër Kurti duhet të dorëhiqet pas betimit

(Lajm i përditësuar)

Shala:  Nesër Kurti duhet të dorëhiqet pas betimit

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala në ”Click” të RTV21 tha se  Presidentja, Vjosa Osmani e ka kryer detyrën e ka thirrur seancën, puna tash sipas tij i takon vetëm Kuvendit.

”Në rastin konkret është çështje e Kuvendit, duhet të votohet raportit për verifikimin e mandateve, duhet të bëhet betimi i deputetëve. Menjëherë pas betimit si deputetë Kurti dhe akterët qeveritar duhet të japin dorëheqje, pas kësaj fillon votimi për kryetarin e Kuvendit në këtë moment fillon momenti kushtetues për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës”, tha Shala


Shala: Kurti nuk tha ‘po jap dorëheqje’, por vetëm ‘konsiderohem i dorëhequr’

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala në ”Click” të RTV21 tha se letra e Albin Kurtit me të cilin ka paraljmëruar dorëheqjen, nuk është dorëheqje.

”Ajo se cfarë duhej të bëhej Kurti është se në momentin e betimit të deputetit, duhet të jap dorëheqje nga posti i kryemiistrtit, ajo që e ka bërë dje nuk është dorëheqje”, tha ndër tjera.

Ai duke komentuar këtë letër tha se Kurti nuk tha ‘po jap dorëheqje’, por vetëm ‘konsiderohem i dorëhequr’.

”Kurti e interpreton gjendjen e tij juridike, thotë se në bazë të rrethaneve të krijuara unë konsiderohem i dorëhequr, por nuk thotë jo se po jap dorëheqje”, tha Shala

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →