Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shasha: Vështirë të fitohet liberalizimi i vizave

nga E.Bullaku24 shtator 2020

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë se është vështirë që të fitohet liberalizimi i vizave për Kosovën, por edhe nëse ndodh një gjë e tillë, sipas tij, Kosova duhet t’iu përmbahet pesë kritereve që burojnë nga procesi i liberalizimit të vizave.

Shasha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dështimi për të siguruar përmbushjen e tyre do të aktivizonte mekanizmin për pezullimin e vizave.

Është vështirë të fitohet liberalizimi i vizave. Po aq vështirë është edhe të sigurohemi që nuk e humbim të drejtën e lëvizjes së lirë. Pas liberalizimi të vizave, Kosova duhet të jetë e përgatitur për përmbushjen e plotë të kritereve që burojnë nga procesi i liberalizimit të vizave. Në veçanti duhet siguruar përmbushja e 5 kritereve specifike. Dështimi për të siguruar përmbushjen e tyre do të aktivizonte Mekanizmin për Pezullimin e Vizave”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →