Aktorja kanadeze Shay Mitchell ka konfirmuar lajmin se po bëhet nënë për herë të dytë.
Mitchell njoftoi përmes Instagramit se është shtatzënë me partnerin e saj Matter Babel.
Aktorja ndau fotografi me barkun e rrumbullakosur në Instagram.
“T’i thuash lamtumirë një të dashuri ndërsa njëkohësisht të përjetosh gëzimin e mirëseardhjes së një tjetri në këtë botë është cikli i madh i jetës. Është gjithashtu sezoni im më sfidues deri më sot”, shkroi aktorja.
Lajmi vjen disa ditë pasi ajo humbi gjyshen e saj.
Mitchell është nënë e të vogles dy vjeç, Atlas./21Media









