Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

SHBA angazhojnë 3 mijë ushtarë në Kabul

nga RTV2113 gusht 2021

Këto trupa do të marrin pjesë në evakuimin e pjesës më të madhe të personelit të Ambasadës Amerikane në Kabul
Shtetet e Bashkuara po tërheqin stafin nga ambasada e tyre në Kabul, në mes të përkeqësimit të sigurisë në Afganistan, duke lënë vetëm një “prezencë kryesore diplomatike”, bëri të ditur administrata Biden të enjtën, pasi siç u tha, “shumë qytete u bënë pjesë e talebanëve”.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se 3.000 ushtarë amerikanë u vendosën për të ndihmuar në tërheqjen e personelit të Ambasadës së SHBA në Kabul, kurse tërheqja e fundit e truwpave nga ky vend përkufizime duhet të përfundojë deri në fund të gushtit, raporton CNN.
Ndërkaq, BBC njofton se talibanët pretendojnë marrjen e qytetit të dytë më të madh të Afganistanit, Kandahar, që për ta do të ishte një fitore e madhe.
Qyteti dikur ishte bastioni i talebanëve dhe është strategjikisht i rëndësishëm si një qendër kryesore tregtare./E.D-21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →