Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

SHBA do të dërgojë artileri, municione dhe radarë në Ukrainë

nga Kaltrina Berila6 maj 2022

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar një paketë të re ndihme sigurie për Ukrainën që do të përfshijë artileri, municione, radarë dhe pajisje të tjera.
“Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë mbështetjen tonë të fortë për popullin e guximshëm të Ukrainës, ndërsa ata mbrojnë vendin e tyre kundër agresionit të vazhdueshëm të Rusisë”, tha presidenti amerikan, Joe Biden, transmeton rtv21.tv.
“Ne po dërgojmë armët dhe pajisjet që Kongresi ka autorizuar drejtpërdrejt në vijën e parë të lirisë”, shtoi ai.
Biden tha se fondet ekzistuese për Ukrainën ishin “pothuajse shteruar” dhe i kërkoi Kongresit të SHBA të miratonte paketën e tij të propozuar të ndihmës prej 33 miliardë dollarësh për “të forcuar Ukrainën në fushën e betejës dhe në tryezën e negociatave”.
Një zyrtar amerikan tha se paketa e fundit e armëve ishte me vlerë 150 milionë dollarë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →