Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

SHBA do të sanksionojë Putinin dhe Lavrovin

nga E.Bullaku25 shkurt 2022

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian në sanksionimin e presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.
Duke folur me gazetarët në konferencën e përditshme të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka thënë se SHBA-të në përputhje me vendimin e aleatëve evropianë do të sanksionojë Putinin, Lavrovin dhe anëtarët e tjerë të ekipit rus të sigurisë kombëtare, përcjellë rtv21.tv
BBC e ka kuptuar se sanksionet e BE-së ndaj Putinit dhe Lavrov do të sjellin një ngrirje të aseteve, jo një ndalim udhëtimi, Psaki u ka thënë gazetarëve se masat e SHBA do të përfshijnë një ndalim udhëtimi.
Psaki ka theksuar se detaje më specifike mbi sanksionet do të publikohen më vonë sot./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →