Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të vaksinohen në mënyrë që të mundet COVID-19.
Përmes një shkrimi në Facebook, Ambasada ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të sjellë vaksina në Kosovë, mirëpo ka shtuar se ato funksionojnë vetëm nëse njerëzit vaksinohen.
Tutje, kjo ambasadë ka bërë të ditur se do të sjellë në Kosovë mbi 700 mijë doza të vaksinës antiCOVID./21Media










