Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

ShBA e mbështet fuqishëm dialogun dhe pret si qëllim përfundimtar njohjen reciproke

nga Venera Grabanica1 qershor 2021

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer ka thënë se ShBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi dhe se pret si qëllim përfundimtar të tij njohjen reciproke.

Përmes një konference për medie, Palmer tha se ShBA është e përfshirë në mënyrë aktive në dialogun.

Palmer shtoi se nuk varet nga ShBA dhe BE për kompromiset e mundshme, por nga palët e përfshirë në dialog.

“Nuk varet nga SHBA-ja të identifikojmë kompromiset, varet nga palët, ky proces udhëhiqet nga vet palët, lehtësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga ShBA-ja. Kjo varet nga palët, ne jemi këtu për ta mbështetur. Sa i përket qëllimit përfundimtar, ne vazhdojmë të besojme që është njohja reciproke e cila në fund do t’ia lë këtë çështje të kaluarës dhe do të hap rrugën përpara”, tha Palmer.

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer pas takimeve që zhvilluan dje me krerët e shtetit dhe opozitarët, sot nga ora 10:45 mbajten një konferencë të përbashkët për media në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjatë takimeve që dje zhvilluan Palmer e Lajçak me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, si dhe me PDK-në e LDK-së  temë kyçe ishte dialogu me Serbinë. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →