Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

SHBA-ja do të dërgojë nano dronët Black Hornet në Ukrainë

nga R26 korrik 2023
SHBA-ja do të dërgojë nano dronët Black Hornet në Ukrainë

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi 400 milionë dollarë ndihmë shtesë për sigurinë për Ukrainën, duke përfshirë raketa të mbrojtjes ajrore, automjete të blinduara dhe dronë të vegjël, përderisa kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë po vazhdon.

Paketa e re e ndihmës do të përfshijë, për herë të parë, dronë survejimi Black Hornet të mobiluara nga SHBA-ja, të prodhuar nga Teledyne FLIR Defense, pjesë e Teledyne Technologies.

Hornets janë nano-dronë të vegjël që përdoren kryesisht për mbledhjen e inteligjencës, shkruan AlJazeera, përcjell rtv21.tv.

Droni i ndërtuar nga Norvegjia po përdoret në Ukrainë përmes donacioneve nga qeveria britanike dhe norvegjeze, tha kompania.

Përveç kësaj, paketa e ndihmës së armëve përfshin municione për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe sistemet kombëtare të avancuara të raketave sipërfaqe-ajër (NASAMS), sisteme anti-ajrore Stinger, më shumë municion për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), transportues të blinduar të personelit Stryker dhe një sërë raketash të tjera.

Kjo është paketa e 43-të e ndihmës për sigurinë e miratuar nga SHBA-ja për Ukrainën. Më shumë se 43 miliardë dollarë ndihmë ushtarake amerikane është dhënë që nga pushtimi i Rusisë më 2022. /21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →