RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

SHBA kishte paralajmëruar Francën për sulmet e hakerëve rusë

nga RTV219 maj 2017

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë parë se si rusët kanë hakuar sistemet IT në Francë

Ata kanë paralajmëruar zyrtarët francezë, para se hakimi gjatë zgjedhjeve të fundit të bëhej publik, ka thënë drejtori i Agjencisë amerikane për siguri nacionale (NSA) Majk Roxhers.

“Jemi në dijeni të aktiviteteve ruse. Këtë ua kemi transmetuar kolegëve rusë dhe i kemi paralajmëruar. U thamë: Shikoni, ne po shikojmë se si thyejnë infrastrukturën tuaj. Çfarë mund të bëjmë për t’ju ndihmuar?”, ka thënë Roxhers para Komitetit për shërbime të armatosura të Senatit.

Ai ka theksuar se SHBA, së bashku me Francën dhe Gjermaninë po punojnë në kundërvënien ndaj dezinformimit të kampanjës gjatë zgjedhjeve.

Komisioni francez për kampanjë parazgjedhore ka njoftuar se “një sasi e madhe e të dhënave” dhe disa informacione të rreme, kanë rrjedhë në rrjetet shoqërore pas sulmit të hakerëve në kampanjën e presidentit të zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron.

ETIKETA:#Bota#Lajme
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Më të fundit

Të gjitha →