Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

SHBA nis valën e sulmeve ajrore ndaj Huthëve të Jemenit

nga Kaltrina Berila16 mars 2025
SHBA nis valën e sulmeve ajrore ndaj Huthëve të Jemenit

SHBA ka nisur një valë “vendimtare dhe të fuqishme” sulmesh ajrore ndaj rebelëve Houthi në Jemen, ka thënë presidenti Donald Trump, duke përmendur si arsye sulmet e grupit të armatosur ndaj anijeve në Detin e Kuq.

“Të financuar nga Irani, banditë Houthi kanë gjuajtur raketa në aeroplanët amerikanë dhe kanë vënë në shënjestër trupat dhe aleatët tanë”, shkroi Trump në platformën e tij sociale “Truth Social”, duke shtuar se “pirateria, dhuna dhe terrorizmi” i tyre kishin kushtuar “miliarda dollarë” dhe kishin vënë jetë në rrezik.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Houthi tha se të paktën 31 njerëz u vranë dhe 101 të tjerë u plagosën në sulmet.

Grupi – i cili filloi të synojë anijet në përgjigje të luftës Izrael-Hamas në Gaza – tha se forcat e tij do t’i përgjigjen sulmeve të SHBA.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →