Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

SHBA vendosi sanksione ndaj disa shtetasve të Moldavisë për shkak të përhapjes së ndikimit rus

nga B.K26 tetor 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sot sanksione ndaj individëve dhe subjekteve të lidhura me ndikimin rus në Moldavi, si dhe me korrupsionin sistemik në vend.
Individët e sanksionuar përfshijnë oligarkë rusë të cilët janë “gjerësisht të njohur si individë që kanë kapur dhe korruptuar institucionet politike dhe ekonomike moldave dhe po veprojnë si instrumente të fushatës së ndikimit global të Rusisë”, tha Departamenti i Thesarit i SHBA në një deklaratë.
Midis individëve të sanksionuar është edhe ish-deputeti moldav Vladimir Plahotniuk, i cili, sipas ministrisë, manipuloi “sektorët kryesorë të qeverisë moldave, duke përfshirë policinë, sektorin zgjedhor dhe gjyqësor”.
Moldavia, e cila kufizohet me Ukrainën dhe Rumaninë, aplikoi për anëtarësim në BE këtë vit dhe dënoi ashpër sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, kujton agjencia britanike.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →