Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

SHBA zotohet t’i sigurojë edhe 275 milionë dollarë ndihmë Ukrainës

nga Xh.D28 tetor 2022

SHBA do të sigurojë 275 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën, duke përfshirë armë, municione dhe pajisje nga inventarët e saj.
Premtimi i fundit u konfirmua nga Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken të premten.
“Ne po punojmë gjithashtu për t’i siguruar Ukrainës aftësitë e mbrojtjes ajrore që i nevojiten me dy NASAMS fillestare të ofruara nga SHBA, gati për dorëzim në Ukrainë muajin e ardhshëm dhe po punojmë me aleatët dhe partnerët për të mundësuar dërgimin e sistemeve të tyre të mbrojtjes ajrore në Ukrainë”, tha Blinken.
SHBA ka premtuar një shumë të madhe parash për të ndihmuar luftën kundër Rusisë dhe ka zbatuar një sërë sanksionesh kundër Moskës dhe aseteve të saj./21Media 

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →