Shefi i CIA-s, William Burns, së fundmi udhëtoi në Ukrainë dhe u takua me presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të inteligjencës ukrainase.
“Drejtori Burns kohët e fundit ka udhëtuar në Ukrainë, siç ka bërë rregullisht që nga fillimi i agresionit të fundit të Rusisë më shumë se një vit më parë. Ashtu si me udhëtimet e tjera, drejtori u takua me homologët e tij të inteligjencës ukrainase dhe Presidentin Zelensky, duke riafirmuar përkushtimin e SHBA-së për të shkëmbyer informacione për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus”, tha për CNN një zyrtar amerikan.
Zyrtari tregoi se Burns udhëtoi për në Kiev përpara rebelimit të shkurtër të grupit Wagner. /21Media










