Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shefi i EULEX-it Barbano: Pavarësia e gjyqësorit duhet të garantohet

nga Venera Grabanica16 korrik 2025
Shefi i EULEX-it Barbano: Pavarësia e gjyqësorit duhet të garantohet

Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, ka dalë në mbështetje të plotë të ambasadorëve të huaj në Kosovë, pasi që këta të fundit kanë bërë thirrje ndaj pushteti që të mos e sulmojë sistemin gjyqësor.

Barbano ka theksuar se pavarësia e gjyqësorit është një themel thelbësor i sundimit të ligjit dhe se i tillë, ai duhet të garantohet.

“E mbështes plotësisht qëndrimin e Shefave të Misioneve të BE-së. Pavarësia e gjyqësorit mbetet një themel thelbësor i sundimit të ligjit dhe duhet të garantohet.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se ndërhyrjet e pushteti në këtë sistem janë të papranueshme.
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →