Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Shefi i OKB-së bën thirrje për hetim në Bucha

nga Venera Grabanica3 prill 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka bërë thirrje për një hetim të pavarur për vrasjet e dyshuara në Bucha, qyteti afër Kievit ku trupat u gjetën të hedhura në një rrugë.

 “Jam thellësisht i tronditur nga imazhet e civilëve të vrarë në Bucha, Ukrainë. Është thelbësore që një hetim i pavarur të çojë në llogaridhënie efektive”, ka thënë ai.

Një deklaratë e lëshuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ngriti gjithashtu mundësinë që Rusia të kishte kryer krime lufte në Ukrainë.

“Ajo që dihet deri më sot ngre qartë pyetje serioze dhe shqetësuese në lidhje me krimet e mundshme të luftës dhe shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare,” thuhej në të.

Ai tha se ishte e rëndësishme që të gjithë trupat të zhvarroseshin dhe të identifikoheshin “në mënyrë që të afërmit të mund të informohen dhe që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes për të ndihmuar në sigurimin e llogaridhënies dhe drejtësisë”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →