Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Shefja e BE-së mbërriti në Bucha të Ukrainës

nga Kaltrina Berila8 prill 2022

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vizituar qytetin Bucha pranë Kievit në Ukrainën veriore. Bucha ishte qyteti ku trupat e civilëve u gjetën të shtrirë në rrugë pas tërheqjes së Rusisë, transmeton rtv21.tv.
Rusia mohon vrasjen e civilëve dhe ka akuzuar Ukrainën për organizimin e vdekjeve për të diskredituar trupat e saj. Megjithatë, ka prova të forta dhe në rritje se krimet e luftës janë kryer nga Rusia.
“Është e paimagjinueshme që ka ndodhur këtu”, tha von der Leyen gjatë vizitës së saj. “Ne kemi parë fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit”, shtoi ajo./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →