Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shemsi Jashari kandidat i ri i PDK-së për deputet

nga Gentrita Xhemajli9 maj 2026
Shemsi Jashari kandidat i ri i PDK-së për deputet

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Shemsi Jashari i është bashkuar zyrtarisht kësaj partie.

Jashari njihet si ish-ushtar i UÇK-së, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe zyrtar i administratës shtetërore, ndërsa më pas është angazhuar si aktivist i shoqërisë civile, me fokus në transparencë, drejtësi dhe interes qytetar.

Hamza ka theksuar se me përvojën dhe angazhimin e tij publik ndër vite, Jashari i shton vlerë PDK-së dhe përfaqësimit politik në vend.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →