MSH: Vendimin për shtyerje ose jo do ta merr qeveria e re
Mbledhja e premiumeve për Sigurime shëndetësore me 1 korrik vazhdon të mbetet në pikëpyetje. Në Federatën Sindikale të Shëndetësisë thonë se kjo është e kundërligjëshme për faktin e rënies së Qeverisë. Ndërsa në Institutin e Kosovës për drejtësi, thonë se ligjet dhe vendimet e Qeverisë janë në plotëfuqi derisa të merret ndonjë vendim tjetër nga qeveria e re. Sindikalistët shëndetësor kërkojnë shtyrje të afatit të mbeldhjes së premiumeve pasi sic thonë nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme./21Media










