Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Shengyl Ismaili e përlotur për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha: Buqja ka pasur shumë plane para vetes

nga B.K27 tetor 2021


Aktorja Shengyl Ismaili e përlotur për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha, ka thënë se ajo ka pasur shumë plane para vetes.
Ismaili ka thënë se Burbuqe Berishën do ta kujtojnë si një njeri që e ka dashtë shumë artin dhe ka bërë shumë për artin.
“Ka pasur shumë plane tjera para vetes. Komuniteti artistik ka humb një njeri shumë të mirë dhe një artiste shumë të madhe”, ka thënë Shengyl Ismaili.
Regjisorja, Burbuqe Berisha ka vdekur sot në moshën 51 vjeçare në ambientet e Ministrisë së Kulturës, ku ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →