Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Mjedisit

nga Kaltrina Berila5 qershor 2017

Organizime të ndryshme për Ditën e Mjedisit

Green Art Center – Prishtina në bashkëpunim me organizatën qeveritare GIZ-SMS program, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe me komunën e Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjakovës, do të organizojë aktivitete të shumta me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, që do të shënohet sot më 5 qershor.

Për shënimin e kësaj dite do të zhvillohen aktivitete të ndryshme bashkarisht me “Klubet e Gjelbra” të shkollave fillore dhe të mesme të këtyre komunave, me qëllim ngritjen e vetëdijes së komunitetit për ruajtjen e mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë.

Në të gjitha komunat do të ketë marshe sensibilizuese nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, të cilët në duar do të mbajnë pankarta që përçojnë mesazhe të ndryshme për mbrojtje e mjedisit. Meqenëse kjo ditë është caktuar qysh 30 vjet më parë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka pasur për qëllim ngritjen e vetëdijes rreth çështjeve të mjedisit dhe tërheqjen e vëmendjes politike ndaj këtyre çështjeve . Pra, ideja dhe qëllimi kryesor i shënimit të kësaj ngjarje është nxitja e aktiviteteve dhe aksioneve për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit.

Kjo ditë zakonisht shënohet me një temë të caktuar, ndërsa për këtë vit tema kryesore është “Lidhja/afrimi i njerëzve me natyrën”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →