Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Sherr mes të rinjve, theret me thikë 16-vjeçari

nga Egzona Mehmeti29 janar 2021

Një 16-vjeçar është therur sot me thikë në afersi të shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda”, në Shkodër. Autor i dyshuar për ngjarjen është një 18-vjeçar.

“Më datë 29.01.2021, rreth orës 13:40, në lagjen Salo Halili, Shkodër është plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. T. 16 vjeç banues në lagjen ‘’Ahmet Haxhija’’, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën”.

16-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në bark dhe është futur në mënyrë urgjente në sallën e operacionit.

Menjëherë është organizuar puna nga Policia dhe është bërë identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar shtetasit K. L. 18 vjeç banues në lagjen Shirokë.

Dyshohet që ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Veprimet po kryhen me grup hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në konferencën e zhvilluar sot ka garantuasr se mazhoranca do të organizojë zgjedhje me standardet më të lartë më 25 prill./oranews

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →