Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Shkalla e papunësisë në Kosovë është 26.5 për qind

nga Kaltrina Berila18 qershor 2018

ASK ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore

Anketa ka pasur shtrirje në 598 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar

3 mijë e 531 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodës së rastit, nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2011.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64-vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 39.2%, derisa shkalla e punësimit në anketën e fuqisë punëtore (AFP) për tremujorin e parë 2018 është 28.8%.

Punësimi më i lartë është te meshkujt 45.5%, ndërsa punësimi te femrat është 11.8%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 51.2% të tyre. Ndërsa, meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe të prodhimit, me 42.4%.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë tregtia me 17.2%; ndërtimtaria me 11.7%; arsimi me 11.5%, si dhe prodhimi me 10.1%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Ndërsa, sa i përket të punësuarve me kontrata, del se 18.9% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 81.1% kanë kontratë të përkohshme.

Sipas rezultateve të AFP-së, në tremujorin e parë 2018, shkalla e papunësisë është 26.5%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 28.7%, krahasuar me meshkujt, 25.9%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 54.0%. Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2018, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 60.8%, me fokus të veçantë te femrat me 83.4%, krahasuar me meshkujt, 38.6%.

Për realizimin e AFP-së, TM1 2018, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →