RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Shkëndija mban gjallë ëndrrën evropiane, barazon ndaj TNS-së

nga Kaltrina Berila8 korrik 2025
Shkëndija mban gjallë ëndrrën evropiane, barazon ndaj TNS-së

Shkëndija e Tetovës barazoi pa gola ndaj TNS-it në ndeshjen e parë të raundit kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht disa rasteve për shënim nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë, vendasit patën disa mundësi të mira, por portieri i Shkëndijës u tregua vendimtar me ndërhyrjet e tij.

Përballja përfundoi me rezultatin 0-0 dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.

Takimi i dytë ndërmjet TNS-së dhe Shkëndijës do të luhet pas një jave në Shkup, ku do të përcaktohet skuadra që kalon në fazën tjetër./TV21

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →