Shkodra: Kosova nuk ka kohë për matematikat e politikanëve
(Lajm i përditësuar)
Analistja, Magbule Shkodra e ftuar në emisionin Click në RTV21, në lidhje me formimin e qeverisë ka thënë se Kosova nuk ka kohë të pret për matematikat e politikanëve që kanë qenë në zgjedhje.
Sipas saj të gjithë liderët duhet të ulen bashkë për të bërë një strategji të shpejtë.
“Nuk kemi kohë për matematikat dhe për kalkulimet e politikanëve që kanë qenë në këto zgjedhje, Kosova nuk ka kohë. Tani nëse ata me të vërtetë e dojnë shtetin e Kosovës, mandje unë besoj që ata në këto situate që po flasim se qka po ndodhë jashtë Kosovës. Unë kisha dashur që në rastin më të mirë të mundshëm sikur të gjithë të uleshin bashkë dhe ta bëjnë një strategji të shpejtë sesi do ti qasen problemeve që pe presin në tavolinë”, tha Shkodra. /21Media
Shkodra: Nga zgjatja e rezultatit të zgjedhjeve po shtohen dyshimet
Analistja, Magbule Shkodra e ftuar në emisionin Click në RTV21, në lidhje me numërimin e votave ka dhënë kritika sipas saj nga zgjatja e rezultatit po shtohen edhe dyshimet në këtë proces.
Ajo tutje e krahason avancimin e botës dhe qështjes së numërimit të votave në Kosovë.
“Sa duhet me qenë i menqur dikush e ditë që kur ka zgjedhje duhet ndoshta me organize tri turme të numërimit të njerëzve që do të punojnë 24 orë sepse këto zgjedhje dhe njerzëzit e dojnë përgjigjen. Sa më shumë që zgjatet rezultati aq më shumë po shtohen dyshimet, polarizimet. E imagjinojeni bota ku është e ne me qka po merremi”, thekson Shkodra. /21Media
Shkodra: Paralajmërimi se mund të ketë rritje të rrymës është shokues
Analistja, Magbule Shkodra e ftuar në emisionin Click në RTV21, në lidhje me raportimet për ngritje të qmimit të energjisë elektrike ka thënë se është shokuese.
Lajmi për ngritjen e qmimit të energjisë sipas Shkodrës është për keqardhje.
“Gjendja është për tu ardhur shumë keq prej qytetarëve të cilët me siguri se e përjetojnë shumë keq këtë lajm, imagjinojeni se tani ata po ballafaqohen me fatura shumë të larta të energjisë dhe tani ky paralajmërim se mund të ketë rritje të qmimit për 35 % është me të vërtetë shokues dhe është për keqardhje që vetëm dy javë pasi përfunduan zgjedhjet na vije lajm që ZRre në mars apo nga fillimi i prillit do t’i shikojë kërkesat e tri kompanive energjetike”, tha Shkodra. /21Media











