Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shkollat e Prishtinës po pajisen me dollapë për nxënësit

nga B G14 shkurt 2023
Shkollat e Prishtinës po pajisen me dollapë për nxënësit

Shkollat e Prishtinës kanë filluar të pajisen me dollapë për nxënësit nga klasave të para deri në të pesën.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, njoftoi se një gjë e tillë pas ankesave të prindërve për peshën e rëndë të çantave.
“Sipas një hulumtimi të bërë nga një shkollë fillore e Prishtinës, nxënësi i klasës së parë, që ka peshë trupore rreth 23 kilogramë, e bart çantën mesatarisht 4 kilogramë e 170 gramë. Ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pesha fizike që bartin fëmijët nuk duhet të jetë mbi 10 përqindëshin e peshës trupore të fëmijëve, pra 2.3 kilogramë.”, shkroi Musmurati në Facebook.
Sipas saj ky reagim ka ardhur për të ruajtur shëndetin e fëmijeve.
“Kemi blerë dollapë metalik që i rezistojnë kohës dhe që janë tejet të përshtatshëm për fëmijë. Po fillojmë me shkollat Hasan Prishtina, Ismail Qemaili dhe Naim Frashëri që të vazhdojmë në të gjitha shkollat e Prishtinës.”, pqërfundoi ajo./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →