Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Shkon në 20 numri i viktimave nga tërmeti

nga Kaltrina Berila25 janar 2020

Turqia goditet nga një tërmet vdekjeprurës

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 1 mijë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm në Lindjen e Turqisë.

Tërmeti me magnitudë 6.8 shkallë, me qendër në qytetin e Sivrice në provincën Elazig, bëri që ndërtesat të shembeshin.

Dridhjet u ndien edhe në Siri, Liban dhe Iran, transmeton rtv21.tv.

Tërmeti i së premtes goditi Turqinë rreth orës 20:55 me kohën lokale.

Sipas Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (Afad), pas këtij tërmeti pati më shumë se 200 tërmete të tjera të regjistruara.

Tërmetet janë të zakonshme në Turqi, rreth 17 mijë vdiqën në një tërmet masiv në qytetin perëndimor të Izmit në vitin 1999./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →