Të paktën 21 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur ose janë duke pritur shpëtimin nga çatitë, pas shiut të madh dhe përmbytjeve në perëndim të Gjermanisë.
Në rrethin Rheinland-Pfalz të Schuld, policia tha të enjten në mëngjes se po kërkonin rreth 70 njerëz të zhdukur pas shembjes së gjashtë shtëpive.
Të paktën tetë persona konfirmohet se kanë vdekur në këtë rajon, thanë zyrtarët.
“Ka njerëz të vdekur, ka njerëz të zhdukur dhe shumë që janë ende në rrezik”, tha kryeministrja e shtetit Rhineland-Palatinate Malu Dreyer.
“Ne kurrë nuk kemi parë një katastrofë si kjo,” shtoi ajo.
Një zëdhënës i Policisë së Koblenz i tha Reuters se një “numër i paqartë” njerëzish duhej të shpëtoheshin nga çatitë.
“Ka shumë vende ku janë vendosur brigadat e zjarrfikësve dhe punëtorët e shpëtimit. Ne ende nuk kemi një pamje shumë të saktë sepse masat e shpëtimit po vazhdojnë” , shtoi zëdhënësi.
Në disa lokalitete, uji nëpër rrugë arriti deri në një metër lartësi.
Sipas shërbimeve të urgjencës, përrenjtë dolën nga shtretërit e tyre duke zhvendosur “grumbuj mbeturinash”, që bllokuan rrugët./21Media









