Ka shkuar në 45 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve, për shkak të uraganit Ida që goditi qytetet në Lindje të SHBA-së. Vetëm në New Jersey raportohen 23 viktima.
New York City dhe New Jersey panë nivele të pashembullta të reshjeve.
Disa banorë u bllokuan në bodrumet dhe makinat e përmbytura.
Presidenti Biden ka shpallur gjendje emergjence si në New Jersey ashtu edhe në New York, duke u mundësuar të dy shteteve të marrin fonde federale për të mbështetur përpjekjet lokale të ndihmës nga fatkeqësitë.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 gradë Celsius që kur filloi epoka industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në të gjithë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve./21Media










