(lajm i përditësuar)
Shkon në 93 numri i të vdekurve nga zjarret në Hawaii
Është rritur në 93 numri i personave që kanë vdekur shkaku i zjarreve që përfshinë qytetin historik të Lahainas në ishullin Hawaii të Mauit, thanë zyrtarët.
Guvernatori i shtetit, Josh Green, tha në një konferencë për shtyp se numri i të vdekurve do të rritet.
Qentë e trajnuar për të zbuluar trupat kanë mbuluar vetëm 3% të zonës së kërkimit, tha shefi i policisë së qarkut, John Pelletier.
Shkon në 89 numri i të vdekurve nga zjarret në Hawaii të SHBA-së
Të paktën 89 persona kanë vdekur në zjarrin që përfshiu qytetin historik të Lahaina në ishullin Hawaii të Maui, ka thënë guvernatori Josh Green, duke e bërë atë zjarrin më vdekjeprurës në SHBA në më shumë se një shekull, me numrin e viktimave që pritet të rritet.
“Zjarri është sigurisht fatkeqësia më e keqe natyrore me të cilën është përballur ndonjëherë Hawaii. Ne vetëm mund të presim dhe të mbështesim ata që jetojnë. Fokusi ynë tani është të ribashkojmë njerëzit kur të mundemi dhe t’u sigurojmë strehim dhe t’u ofrojmë kujdes shëndetësor, dhe më pas t’i drejtohemi rindërtimit”, tha guvernatori.
Në një konferencë për shtyp më vonë ai përsëriti paralajmërimin e tij se numri i të vdekurve do të rritet, shkruan Guardian, përcjell rtv21.tv.
Shifra e publikuar rishtazi tejkaloi numrin e zjarrit të Kampit të vitit 2018 në Kaliforninë veriore, i cili la 85 të vdekur dhe shkatërroi qytetin Paradise. Një shekull më parë, zjarri i Cloquet i vitit 1918 shkatërroi mijëra shtëpi dhe vrau 453 njerëz në Minesotën veriore dhe Wisconsin.
Kostoja për rindërtimin e Lahaina u vlerësua në 5.5 miliardë dollarë, sipas Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA). /21Media










