Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Shkurte Gashi për herë të parë publikon fotografi të djalit

nga Egzona Mehmeti2 shtator 2021

Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi në dhjetor të vitit të kaluar ka marrë epitetin më të mirë, atë të nënës. Ajo ka sjellur në jetë një djalë, të cilit ia kanë vënë emrin Mal. Që nga lindja e deri sot, artistja nuk ka publikuar ndonjë imazh të djalit të saj.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi të bukur familjare, në të cilin shihet me burrin, Albertin dhe djalin, Malin. Shkurta dhe Alberti shihen të lumtur pranë bukuroshit të tyre, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që, Shkurte Gashi nuk publikon shumë pamje në rrjete sociale nga jeta e saj private.
Sa i përket karrierës muzikore, “Jetën tane” është projekti i fundit muzikor i artistes, në bashkëpunim me Brunon. Kënga është publikuar në tetor të vitit 2019 dhe deri tani në Youtube ka arritur rreth 27 milionë klikime./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →