Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Shojble: Evropa të merr përsipër përgjegjësi më të madhe

nga RTV2121 qershor 2017

“Zmbrapsja” e SHBA-së brengos evropianët dhe OKB-në

Evropa duhet të merr përsipër një përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e rregullit liberal dhe demokratik botëror, duke pasur parasysh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e humbin gjithnjë e më shumë vullnetin për ta bërë një gjë të tillë, tha ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble.

Sipas tij, evropianët duhet të përmirësojnë dhe të thellojnë bashkëpunimin dhe të mbështetën në besim të ndërsjellë. Shojble këtë deklaratë e bëri pasi që u nderua me Shpërblimin Henri Kisinxher, të cilin ja dorëzoi personalisht ish-sekretari amerikan i shtetit, shkruan rtv21.tv

Shojble qartësoi se problemet kryesore në botë, siç janë ndryshimet klimatike, terrorizmi ndërkombëtar dhe rrjedhat e migracionit mund të zgjidhën vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë mes shteteve.

Ministri gjerman i financave tha se nëse Uashingtoni merr një qëndrim skeptik sa i përket rolit të vet si garantues të rregullit botëror, e që sipas tij është duke ndodhur, atëherë këtë e sheh si një thirrje për aksion drejtuar Evropës, përfshirë këtu edhe Gjermaninë.

Edhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, ja tërhoqi vërejtjen administratës së Presidentit Donald Tramp se dikush tjetër do ta zë vendin e Amerikës, nëse ajo nuk angazhohet për zgjidhjen e problemeve globale.

Guteresh tha se nëse kjo ndodh, atëherë nuk do të jetë një gjë e mirë as për Amerikën, e as për botën./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →