Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shoqërohet në Polici një i dyshuar për organizim të lojërave të fatit dhe bixhozit

nga Kaltrina Berila12 prill 2023
Shoqërohet në Polici një i dyshuar për organizim të lojërave të fatit dhe bixhozit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas policisë, pas hetimeve të vazhdueshme nën dyshimin se në një lokal janë duke u zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhozit i paligjshëm, në koordinim me prokurorin, është kontrolluar lokali dhe shtëpia e të dyshuarit.

Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar një laptop, një Iphone dhe 11 copë fatura të lojës së fatit KENO.

Bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në polici dhe me rekomandim të prokurorit pas intervistimit është liruar, kurse rasti procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →