Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Shorti i fazës eliminatore të kupave evropiane pa përfaqësuesit e klubeve

nga Miranda Beqaj6 dhjetor 2021

Shorti për tri garat evropiane, Champions League, Europa League dhe Conference League do të hidhet me dyer të mbyllura.
UEFA ka njoftuar se do të përcaktojë çiftet e fazës eliminatore pa praninë e përfaqësuesve të klubeve.
Shorti i çifteve në Nyon është caktuar për 13 dhjetor.
Situata me koronavirusin dhe rrugëtimi i vështirë e kanë detyruar UEFA-n të merrte një vendim tjetër.
Kështu ka ndryshuar plani i shortit për Ligën e Kombeve, nga sezoni 2022/23.
Është dashur të mbahej më 16 dhjetor në Montreux të Zvicrës, por gjithçka do të bëhet sërish në Nyon.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →