Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Shpallen fituesit e Nobelit për Ekonomi

nga RTV2114 tetor 2019

Këta janë fituesit

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave u ka ndarë çmimin Nobel për Ekonomi, ekonomistëve Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer, për punën e tyre në zbutjen e varfërisë botërore.

Banerjee dhe Kremer janë shtetas të SHBA-së, ndërsa Duflo ka nënshtetësi të dyfishtë amerikane dhe franceze.

“Hulumtimi i kryer nga këta ekonomistë ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë tonë për të luftuar varfërinë botërore. Në vetëm dy dekada, qasja e tyre e re e bazuar në eksperimente ka transformuar ekonominë e zhvillimit”, tha Akademia.

Treshja fituese e çmimit do të ndajnë shpërblimin prej rreth 908 mijë dollarësh amerikanë.

Javën e kaluar, në Stokholm u ndanë edhe çmimet Nobel për letërsi, mjekësi, fizikë, kimi dhe paqe./REL

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →