Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Shpërthen një bombolë gazi, vdiq e moshuara

nga Kaltrina Berila7 maj 2023
Shpërthen një bombolë gazi, vdiq e moshuara

(Lajm i përditësuar)

Gruaja e cila mbeti e bllokuar pasi bombola e gazit i shpërtheu në banesë duke rrëzuar një pjesë të shtëpisë ka ndërruar jetë.

“Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen “11 Janari, Kuçovë, ku ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasve M.K dhe A.K, shërbimet e Njësisë speciale, të zjarrëfikses dhe të Policisë bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A.K, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë. Ndërsa shtetasi M.K, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore,” njoftoi polciia.

Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërthen një bombolë gazi, shembet një pjesë e banesës

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Kuçovë, Shqipëri mëngjesin e sotëm e për pasojë një pjesë e shtëpisë ka rënë.

Brenda ndodhej një çift bashkëshortësh, ku burri është nxjerrë dhe ndodhet në spital ndërsa gruaja është ende brenda.

“Më datë 07.05.2023, rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”, Kuçovë në një banesë ku jetonin shtetasit
M.K 86 vjeç dhe A.K., 84 vjeçe (bashkëshortë), ka shperthyer një bombol gazi dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit M.K, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore,” njoftoi policia.

Vijon puna për nxjerrjen e shtetases A.K.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →