Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Shpërthim i madh pranë aeroportit të Damaskut

nga RTV2127 prill 2017

Një shpërthim i madh goditi sot kryeqytetin e Sirisë, Damask, dhe u pasua me zjarr pranë aeroportit

Lajmin e konfirmoi kreu i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut, Rami Abdurrahman, i cili tha se shpërthimi ka ndodhur në rrugën për në aeroport.

Televizioni al-Manar, i cili ka lidhje me grupin libanez Hezbollah – aleat i Qeverisë siriane – tha se shpërthimi, me gjasë, është shkaktuar nga një sulm ajror i Izraelit.

“Nuk mund të komentojmë raporte të tilla”, tha në anën tjetër një zëdhënëse e ushtrisë izraelite.

Siria është në vitin e gjashtë të luftës civile, e cila ka lënë mbi 400,000 njerëz të vrarë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →