Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Shpërthim në një minierë, bllokohen dhjetëra minatorë

nga E.Bullaku18 janar 2021

Pas një shpërthimi në një minierë ari në Kinë, 12 minatorë kanë mbetur të bllokuar nën tokë prej thuajse 7 ditësh tashmë.

Operacionet kërkimore fatmirësisht kanë rezultuar me sukses, pasi është vërtetuar që minatorët janë ende gjallë. Në një letër të shkruar për ekipet e shpëtimit ata u kanë bërë thirrje që të mos dorëzohen derisa t’i gjejnë.

“Mos ndaloni deri sa të na gjeni”, shkruhej në letrën që minatorët e kishin lënë në koshin e ushqimeve që i janë dërguar nën tokë.

Tashmë është vendosur edhe një lidhje telefonike me ta, ndërkohë që vetëm dy minatorë kanë arritur të komunikojnë. Fati i 10 minatorëve të mbetet ende i paqartë.

Shpërthimet në minierat kineze nuk janë të pazakonta dhe shpesh ndodhin për shkak të rregullave të dobëta të sigurisë.

22 minatorë janë bllokuar në minierën Hushan afër Yantai në provincën lindore Shandong më 10 janar pasi një shpërthim dëmtoi daljen dhe sistemin e komunikimit të minierës, e cila ishte ende në ndërtim e sipër./oranews

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →