Shtatë persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar në një shpërthim që ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit në pjesën e kuzhinës së një restorant në lagjën Nazlli të provincës Aydin në Turqi.
CCN turk raporton se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 15 :15.
Zjarrfikësit e Bashkisë Metropolitane Aydin shuan zjarrin duke ndërhyrë në flakët. Ndërsa të lënduarit u dërguan në spital me autoambulanca.
Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag deklaroi se ka nisur një hetim gjyqësor në lidhje me shpërthimin që ndodhi dhe tha se “Zyra e Kryeprokurorit Publik Nazilli ka caktuar tre prokurorë publikë për hetimin”./21Media











