Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një punëtor i KEDS-it

nga Kaltrina Berila25 dhjetor 2021

Një punëtor i KEDS-it është lënduar si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur në nënstacionin Prishtina 6.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se sipas informatave nga emergjenca punëtori është jashtë rrezikut për jetë.
“Gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV. SI pasojë e këtij aksidenti një punëtor i KEDS është lënduar. Fatmirësisht, sipas informative që kemi marrë nga emergjenca që punëtori ynë është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar Buzhala.
Buzhala ka njoftuar se nënstacioni për shkak të këtij aksidenti për momentin është jashtë pune. Ky nënstacion përfshinë daljet që furnizojnë qendrën, Ulpianën dhe një pjesë e Bregut të Diellit, Dardanisë dhe Aktashit.
“Ekipet tona tanimë janë duke punuar në rregullimin e prishjes dhe energjizimin e nënstacionit”, ka thënë ai./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →