Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Shpërthime të reja në Kiev

nga B.K4 maj 2023
Shpërthime të reja në Kiev

Disa shpërthime u dëgjuan të enjten për 15 deri në 20 minuta në kryeqytetin ukrainas Kiev, i cili tashmë pa një seri sulmesh gjatë natës.

Gazetarët e AFP-së panë një dron që mbrojtja ajrore po përpiqej ta rrëzonte, ndërsa administrata ushtarake e qytetit të Kievit tha se “mbrojtja ajrore është në punë”.

Shpërthimet u ndalën pas disa minutash.

Gazetarët panë një re tymi të zi në ajër, pikërisht kur administrata ushtarake e qytetit të Kievit njoftoi se alarmi për sulmin ajror kishte përfunduar.

“Droni i armikut u rrëzua”, tha shefi i shtabit presidencial Andriy Yermak.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko raportoi “shpërthime dhe zjarr në lagjen Solomyansky të kryeqytetit” dhe paralajmëroi për mbetjet e mundshme të dronëve.

Alarmet erdhën pasi Kievi pa një valë tjetër sulmesh natën mes të mërkurës dhe të enjtes.

Të enjten në mëngjes, Sergiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se “qyteti ynë nuk ka përjetuar një intensitet të tillë sulmesh që nga fillimi i këtij viti.”

Popko më pas tha se ishte dita e tretë e tentativave për sulme në Kiev në maj.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →