Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Shpërthimi në Havana, 18 persona të vdekur, mbi 60 në spital

nga Egzona Mehmeti7 maj 2022

Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë shtruar në spital pas një shpërthimi në një nga hotelet më ekskluzive të Kubës.

Shpërthimi në hotelin Saratoga në Havanën e Vjetër të premten duket se është shkaktuar nga një rrjedhje gazi, sipas zyrtarëve lokalë.

Të plagosurit janë duke u trajtuar në spitalet e afërta.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke punuar për të gjetur njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

Yazira de la Caridad, e cila jeton një bllok larg hotelit, ka thënë për CBS News se “mendonte se ishte një tërmet”.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë shtëllunga tymi të zi dhe re pluhuri që kanë dalur në qiell pas shpërthimit.

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel ka vizituar vendin e shpërthimit, i cili ndodhet përballë ndërtesës së vjetër të kongresit të qeverisë. “Nuk ishte një bombë apo sulm, është një aksident fatkeq”, ka deklaruar ai, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Incidenti ka ndodhur teksa turizmi në vend ishte duke u rikthyer nga dy vjet të vështira të shkaktuara nga pandemia Covid-19. Hoteli Saratoga ka qenë i mbyllur për rinovim gjatë pjesës më të madhe të kësaj periudhe./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →