Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Shqipëri-Poloni, formacionet zyrtare

nga Venera Grabanica10 shtator 2023
Shqipëri-Poloni, formacionet zyrtare

(Lajm i përditësuar)

Shqipëri-Poloni, formacionet zyrtare

Tashmë kombëtarja shqiptare ka bërë të ditur formacionin, i cili do të jetë thuajse i njëjtë me përballjen me Çekinë.

Ndryshim do të jetë në krahun e majtë të sulmit, ku nuk do të jetë Seferi, por Myrto Uzuni. Dhe në portë nuk është Etrit Berisha, por Thomas Strakosha.

Formacioni i Shqipërisë:


Atmosfera para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë

Kur kanë mbetur më pak se më pak se dy orë deri te fillimi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë, atmosfera në Tiranë është e jashtëzakonshme.

Tifozët “KUQEZI”, tifo-grupi nga Prishtina “Plisat” dhe “Forca” nga Vushtrria, e kanë ndezur atmosferën në Tiranë, para stadiumit “Air Albania”.

Tifozët po brohorasin “Shqipëri etnike” e “UÇK”, duke treguar përkrahje tejet të madhe për kombëtaren “kuqezi”.

Më poshtë mund t’i gjeni disa video direkte të atmosferës në Tiranë.


“Plisat” e ndezin Tiranën para ndeshjes Shqipëri-Poloni

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Air Albania” i Tiranës do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Polonisë.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur që në stadium do të jenë të pranishëm afro 22 mijë tifozë në përkrahje të “kuqezinjve”.

Ndër ta do të jenë edhe tifo-grupi nga Prishtina, “Plisat”, të cilët nuk mungojnë asnjëherë në ndeshjet e Shqipërisë.

Para ndeshjes, në një video të publikuar në “Facebook” nga faqja “Hooligans TV”, “Plisat” shihen duke e “kallur” Tiranën me këngë e festime.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →