Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shqipëria e Maqedonia e Veriut hapin negociatat me BE-në, Pacolli: Ditë historike për shqiptarët

nga Xh.D19 korrik 2022

I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli përshëndeti negociatat e ditës së sotme për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.
Pacolli e quajti këtë ditë historike për shqiptarët.
“27 vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord të hapin negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Një ditë e rëndësishme dhe historike për shqiptarët që nga sot afron vendin drejt anëtarësimit përfundimtar. Puna e mirë meriton lëvdata. Urime popullit shqiptar dhe mikut tim, kryeministrit Edi Rama!”, ka thënë Pacolli.
Pacolli uroi popullin shqiptar e kryeministrin Edi Rama duke thënë se ‘puna e mirë meriton lëvdata’./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →