Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

​Shqipëria e pranon zyrtarisht raportin e progresit

nga Kaltrina Berila31 tetor 2024
​Shqipëria e pranon zyrtarisht raportin e progresit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se sot e ka pranuar zyrtarisht raportin e progresit.

Begaj tha se përfundimisht, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të avancimit të pandalshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Ditë e mirë për Shqipërinë! Kënaqësi të prisja sot Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili më dorëzoi zyrtarisht progres-raportin për Shqipërinë. Përfundimisht, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të avancimit të pandalshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Progres-raporti na nxit të punojmë fort të gjithë së bashku për të arritur objektivin tonë”, ka shkruar Begaj në rrjetin social Facebook.

Edhe Kosova të enjten e ka pranuar zyrtarisht raportin e progresit.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi pas pranimit të Raportit për vendin, ka thënë se do t’i zbatojnë rekomandimet “pavarësisht masave të padrejta që janë në fuqi”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →