Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

nga Egzona Mehmeti1 qershor 2022

Shqipëria sot do të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit në New York.
Në ceremoninë e marrjes të kësaj presidence 30 ditore do të mbajë një fjalë kryeministri Edi Rama.
Kësaj ngjarjeje historike për Shqipërinë, i ka paraprirë një takim i kryeministrit Edi Rama me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm, me ç’rast ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkë-penëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.
Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah ShBA-ve në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →