Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

​Shqipëria merr medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

nga Venera Grabanica14 mars 2025
​Shqipëria merr medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

Skuadra Olimpike Speciale e Shqipërisë ka shkëlqyer me paraqitjen e sportistëve me aftësi të veçanta, duke siguruar dy medalje ari.

Në debutimin e saj në Torino të Italisë, Elizon Kacanja u stolis me medalje të artë në Ski Alpine, sikurse edhe Stela Salla në Cross Country Skiing.

Një medalje argjendi fitoi Elizon Kacanja në sllallomin e madh dhe dy medalje bronzi i siguruan Joanis Myrtollaris në Ski Alpine dhe Joel Gërmenji në Snowshoeing (50 metra).

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar sportistët shqiptarë për suksesin e madh duke i quajtur medaljet e fituara si fantastike.

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →