Në kuadër të kualifikimeve “Euro 2024”, Shqipëria sot ndeshet me Moldavinë.
Ndeshja që do të zhvillohet në Moldavi, në stadiumin “Zimbru Stadium”, me fillim nga ora 18:00.
Ekipit të Shqipërisë i mungon vetëm një pikë nga ky takim, në mënyrë që ata të kualifikohen në Kampionat Evropian.
Nëse Kuqezinjtë kualifikohen kjo do të jetë hera e dytë në histori të kombëtares, transmeton rtv21.tv.
Ndërkohë Shqipëria mbetet lidere e Grupit E, me 13 pikë, Polonia pason me 9 pikë, Çekia dhe Moldavia renditen në vendin e tretë me 8 pikë dhe Ishujt Faroe janë të fundit me vetëm 1 pikë./21Media










