Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Shqipëria nuk ia del të marr pikë ndaj Polonisë

nga B.K27 mars 2023
Shqipëria nuk ia del të marr pikë ndaj Polonisë

Shqipëria ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Kuqezinjtë janë mposhtur nga Polonia në Varshavë me rezultat 1-0 në kuadër të grupit E.

Të përzgjedhurit e Silvinjos treguan një paraqitje mjaftë të mirë në fushë duke mos qenë aspak inferior ndaj vendasve, por goli i minutës së 41’ i realizuar nga Swiderski erdhi nga një lëshim në mbrojtjen shqiptare.

Në pjesën e dytë Shqipëria pati disa raste për ta barazuar rezultatin duke tentuar përmes Asllani e Ozunit, por nuk ia arritën qëllimit.

Pra në grupin E, Shqipëria mbetet e fundit pa pikë, ndërsa Polonia ngjitet në vendin e dytë me tri pikë.

Sfida e radhës e kuqezinjve do të jetë ajo kundër Moldavisë më 17 prill në “Air Albania”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →