⚽ Futboll
Shqipëria shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Bullgarisë
nga Venera Grabanica17 tetor 2023
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë.
Janë kuqezinjtë ata që kanë shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0.
Realizues i golit ishte Laçi që shënoi gol të bukur katër minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Shqipëri.










